Viti i ri pa “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea tregon ndryshimet e mëdha

Viti i ri pa “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea tregon ndryshimet e mëdha

15:37 03/01/2020

Producenti Ardit Gjebrea, përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka bërë të ditur planet për këtë Vit të Ri. Ai ka treguar se festivali i përvitshëm “Kënga Magjike” nuk do të realizohet gjatë këtij viti. Ai do të rikthehet për t’u dhënë jetë hiteve të verës, në pranverën e vitit 2021.

“Kënga Magjike në 2020-n pushim. Në pranverën e 2021-shit, rikthehemi për t’u dhënë jetë hiteve të verës, për më shumë ritëm dhe ngjyra!”, shkruan Gjebrea në postimin e tij.

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin edhe me të “Dielën Shqiptare” me fillimin e sezonit shtator 2020- korrik 2021.

“‘E diela Shqiptare’ me fillimin e sezonit Shtator 2020-Korrik 2021, për rrjedhim vjen më e pasur në programin e saj. Ja, kështu i filluam planet në këtë Vit të Ri”, shkruan më tej Gjebrea.



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi