Festa e Vitit të Ri obligon stafin artistik të Tv Klan për krijimin e një programi të pasur me muzikë, humor dhe spektakël artistik. Departamenti i programacionit në këtë televizion ka mbledhur materiale jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe. Për herë të parë programi i Tv Klan i ndërrimit të viteve do të ndiqet edhe në Kosovë. Nëpërmjet studios së Tv Klan është realizuar sofra Shkodrane, spektali i Korçës, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, spektakli Këmbanat e Paqes dhe deri tek programet për fëmije. Regjizori Artur Bejzati tregon për përgatitjet nga departamenti i programacionit.

Artur Bejzati: Nata e Vitit të Ri ka marrë një përkushtim më të madh nga departamenti artistik, me ide të Pandi Laços u programuan. Kemi menduar të bëjmë një spektakël popullor duke futur të gjithë Shqipërinë. Gjithë kjo punë voluminoze bëhet e mundur nga teknika e Klan./tvklan.al