Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavçi, ka paralajmëruar se në vitin e ri shkollor nxënësit mund të rikthehen në klasa dhe nuk do të ketë nevojë për mësim online. Në një postim në mediat sociale, ministrja shprehet se viti i ri shkollor mund të zhvillohet me prezencë fizike dhe me orar të rregullt.

Në mënyrë që viti shkollor të fillojë me kohë dhe pa probleme, jemi përkujdesur që në mesin e personave të vaksinuar kundër Covid-19 të jenë edhe mësimdhënësit.

E kemi diskutuar  me kohë me Ministrin e Shëndetësisë, zt. Arben Vitia dhe tashmë po realizohet edhe vaksinimi i mësimdhënësve“, shkruan Nagavçi.

Më tej ajo shton se mes të vaksinuarve do të jenë dhe mësimdhënësit. Më tej u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të aplikojnë për vaksina dhe të mbrohen nga virusi./tvklan.al