Mësim me turne dhe orë të shkurtuara

Në rresht për një me maska, duke dezinfektuar duart dhe matur temperaturën, kështu ka nisur për të dytin vit radhazi viti i ri shkollor.

Duke perjashtuar mbajtjen e maskës, rregullit për të dezinfektuar duart dhe matur temperaturën, nuk i kanë shpëtuar edhe të vegjlit që hyjnë në klasë të parë.

“Na i bëri duart me alkool dhe ne u futëm në klasë”.

Për mësuesit rregullat këtë vit kanë ndryshuar. Ata duhet të vaksinohen e nëse jo, do të duhet të bëjnë çdo javë tampon.

Sink alma dervishi drejtoresha e shkolles gjon buzuku ..

“Shkolla Gjon Buzuku ka 55 mësues gjithsej. Nga 55, 53 i kanë bërë dy dozat e vaksinimit përveç dy mësuesve që kanë bërë dozën e parë dhe presin të bëjnë dozën e dytë”, thotë Alma Dervishi, drejtoresha e shkollës.

Shkollat do ta zhvillojnë mësimin me 1, 2 apo 4 turne në varësi të kapaciteteve. E po në varësi të turneve do të jetë dhe kohëzgjatja e orës mësimore, e cila është 45 minuta për shkollat me një turn, 30 për ato me dy turne dhe 25 për shkollat me 4 turne. Por a mjaftojnë 30 minuta për një orë mësimore?

“Nuk arrin dot mësuesi që për 30 minuta edhe të pyesë dhe të shpjegojë. Nuk mund të themi që do arrihet gjithçka, shpresojmë që bazën ta marrin nxënësi”, thotë një mësuese.

 “Është e vërtetë, ka vështirësi por mësimi është më i përmbledhur dhe nuk kemi më aq tema”, shprehet një nxënës.

“S’kemi kohë mjaftueshëm që të bëjmë dhe pyetje dhe shpjegim dhe teste dhe të gjitha”, shprehet një tjetër nxënës.  

Mësimi me turne duket se është një vështirësi dhe për prindërit që janë të detyruar të shoqërojnë fëmijët. Në të gjithë vendin janë 480 mijë nxënës prej të cilëve.

Tv Klan