Viti i ri shkollor nis me 32 mijë nxënës më pak


Viti i ri shkollor nis me 32 mijë nxënës më pak

21:52 16/09/2019

Nga viti në vit numri i nxënësve po shënon rënie. Sipas INSTAT në vitin shkollor 2016-2017 në arsimin parauniversitar ishin 536 mijë nxënës, ndërsa në vitin pasardhës u reduktua në 520 mijë. Një vit më parë u regjistruan 502 mijë nxënës.

Në tre vitet e fundit ka një rënie të numrit të fëmijëve të kopshtit, por edhe në arsimin 9-vjeçar dhe gjimnaze me 34 mijë nxënës. Ndërkohë që ky vit shënon rënien më drastike të numrit të nxënësve, pasi janë 32 mijë më pak.

Sipas sindikatës së arsimit, ulja e numrit të nxënësve, që vjen për shkak të rënies së lindshmërisë dhe emigracionit, sjell edhe mbylljen e vendeve të punës për mësuesit.

Të tjera probleme që shoqërojnë këtë vit shkollor janë mungesa e investimeve në shumë institucione arsimore, klasat kolektive si dhe braktisja e shkollës. Sipas sindikatës së pavarur të arsimit ky fenomen është më tepër në rritje te vajzat sidomos në nga klasa e 6 deri në të 9-ën.

Tekstet falas që u trumbetua nga qeveria janë një tjetër problem. Pjesa më e madhe  e prindërve po detyrohen që tua blejnë të reja pasi janë të keqpërdorura.

Klan Plus




Të ngjashme