Dyert për të pritur nxënësit i ka hapur për herë të parë dhe shkolla më e re e kryeqytetit, “Kosova”,  e ngritur në truallin e godinës së vjetër të shkollës me të njëjtin emër, që ka njohur një odise të gjatë përballjesh gjyqësore e politike.

Veç 360 nxënësve të shkollës 9-vjeçare dhe stafit pedagogjik, pjesë e ceremonisë së inagurimit ishin ardhur dhe ish-nxënës, 2 prej tyre shumë të njohur për të gjithë.

Kryeministri që dha mesazhin për të gjithë nxënësit që filluan vitin e ri shkollor këtë të hënë, flet ashtu si dhe kryebashkiaku për “ujërat që u turbulluan” deri sa u mor vendimi përfundimtar për ndërtimin e shkollës “Kosova”. Ai thotë se ajo do të pasohet nga 17 institucione të reja arsimore po në kryeqytet.

“Sami Frashëri thoshte ‘nëse do të mbjellësh për vit, mbill misër dhe grurë. Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim dhe kulturë’. Më vjen shumë mirë që brenda pak javësh, së bashku me Bashkinë e Tiranës, ne do të fillojmë projektin e madh të 17 shkollave të reja. Janë 17 shkolla që do të financohen nga programi 1 miliard i qeverisë.  Jam i bindur që investimi i prindërve tek fëmijët po gjen gjithmonë e më shumë përputhje tek investimi jonë për fëmijët. Ne do të vazhdojmë të bëjmë shumë më tepër”

, u shpreh Rama.

Praninë në palestrën e shkollës, Kryeministri nuk mund të mos e shfrytëzonte për një “përballje” me një nga nxënësit.

Tv Klan