Femra e parë në 1 mijë  vjet që fiton të drejtën për të udhëhequr familjen mbretërore

Vittorio Emanuele di Savoia, djali i mbretit të fundit të Italisë, i ka bërë mbesës së tij një dhuratë të madhe për ditëlindjen e 16-të. Ai e vendosi të renë 17 vjeçare në radhën e trashëgimtarëve të fronit mbretëror.

Me një dekret të vitit 2019, “Duka i Savojës, Princi i Napolit, me vullnetin e Perëndisë,  trashëgimtari i fornit të Shtëpisë Mbretërore të Savojës”, ndryshoi ligjin mesjetar që për shekuj me radhë kufizonte radhën në linjën mbretërore për trashëgimtarët meshkuj.

Vittoria Cristina Chiara Adelaide Maria bëhet femra e parë në 1,000 vjet që fiton të drejtën për të udhëhequr familjen dhe për të kërkuar pronat e monarkisë së shpërbërë.

“Ishte dhurata më e mirë që mund të më bënte”, tha Vittoria, tashmë 17 vjeçe dhe një influencuese e Instagramit, nga shtëpia e saj në Paris.

Italia është një republikë parlamentare dhe e ka shfuqizuar monarkinë 75 vjet më parë pasi Viktor Emanueli mbështeti udhëheqësin fashist Benito Musolinin, ndërsa vetë qytetarët italianë kanë zero interes për rikthimin e monarkisë.

Familja Savoja nuk mbështet një monarki despotike dhe gjithashtu nuk është e fiksuar tek përfitimi material, por synon përqafimin e vlerave të Bashkimit Evropian dhe forcimin e të drejtave të grave.

Sakaq e reja Vittoria, kur u pyet nëse mendonte se Italia është gati ta ketë atë mbretëreshë, apo në krye të familjes mbretërore, tha se për momentin italianët nuk janë aq mendje hapur, por, shton se “ata do të mësojnë”.

Klan News