U godit nga dallgë të forta në prani të vajzës

Momente paniku në Palasë për deputetin dhe kritikun e njohur italian te artit, Vittorio Zgarbi. Ai rrezikoi të mbytej në prani të vajzës së tij, teksa u godit nga dallgë të forta.

Siç shihet edhe nga pamjet, Zgarbi është futur të lahet, pavarësisht detit të trazuar.

Pasi u godit disa herë nga dallgët, ai ka kërkuar ndihmë. Vajza e tij, Alba dhe tre persona të tjerë e kanë ndihmuar të dale në breg pa pasoja.

Vitorio Zgarbi ndodhet prej disa ditësh në vendin tonë, në një tur turistik që po zhvillon kryesisht në jug.  Ne plazhin e bukur të Palasës ai ka vendosur të kalojë fundjavën, për të vijuar me pas turin e tij në zona të tjera turistike.

Tv Klan