Spektakli “Love Story” në TV Klan rezervoi shumë  emocione dhe rrahje zemre në natën e dytë, teksa dy vajza u eliminuan nga protagonisti, Saimiri.

Ndërkohë, programi “Daily Love Story” ka zbuluar emocionet e vajzave para se të ngjiteshin në skenë.

Një nga konkurrentet më të përfolura ka qenë padyshim Vivien, e cila ka pasur më shumë kontakte se vajzat e tjera me  Saimirin.

E pyetur nëse ka arritur të zbulojë pak nga karakteri i Saimirit, Vivien ka habitur me përgjigjen, teksa është shprehur se pavarësisht afrimitetit me të nuk ka mundur të krijojë një mendim për 33-vjeçarin.

“Jo, nuk e kam arritur këtë gjë dhe më vjen shumë keq sepse çdo ditë kur të kem një kontakt me Saimirin, kur të shkoj në shtëpi dua të kem një mendim për Saimirin dhe unë nuk e kam akoma atë mendim. Duhet që ai të bëjë diçka që unë të kuptoj diçka. Unë kam dëshirë që ai të shprehet pak më shumë, siç po shprehem unë”, ka deklaruar bukuroshja.

Ndërkohë, e pyetur për zgjedhjen e Saimirit për takimin me binjaket, Vivien është shprehur se ndoshta ka qenë dëshirë e Saimirit që t’i njohë motrat veç e veç, nisur nga fakti që kanë të njëjtën pamje.

“Kam përshtypjen që i kanë pëlqyer të dyja binjaket dhe ka dashur t’i njohi veç e veç”, ka thënë ajo.

Vivien është ndalur edhe tek fakti që është bërë meme në rrjete sociale, gjë të cilën e shikon si shumë pozitive.

“Kjo është pjesa që më pëlqen më shumë. Shumica e vajzave e marrin pak mbrapsht, por memet janë që të qeshim të gjithë. Ishin shumë të lezeçme”, është shprehur 27-vjeçarja.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al