Teksa ndodhemi në puntatën e dytë të spektaklit “Love Story” në TV Klan, Saimri ka filluar të njohë pak më shumë vajzat konkurrente, për të pasur një pasqyrë më të qartë se kë pëlqen më shumë e kë më pak.

Pas mëngjesit me të gjitha vajzat në vilën e tij, Saimiri ftoi në takim përveç binjakeve edhe Vivienin, vajza që e puthi në buzë në natën e parë.

Në një ambient mjaft të ngrohtë, 33-vjeçari kishte rezervuar për bukuroshen një takim shumë romantik, pranë oxhakut në shtëpinë e tij.

Veç të tjerash, Saimiri e pyeti Vivienin edhe për familjen, teksa ajo u përlot në momentin kur tregoi për humbjen e të atit në moshë të vogër, kur ajo ishte vetëm 3 vjeç.

Teksa e cilëson mamanë e saj si një heroinë që ka rritur e vetme 27-vjeçaren dhe motrën e saj të madhe, ajo shprehet se gjithmonë ka munguar figura e një mashkulli në shtëpi.

“Me familjen i kam marrëdhëniet shumë të mira, sidomos tani që jam rritur, mamin dhe motrën i kam më shumë si shoqe. Mamin, sepse babi është larguar nga jeta kur unë kam qenë tre vjeçe, dhe është një mungesë që është çdo ditë në jetën time dhe kam përshtypjen që do jetë.

Duhet dhe kjo dëshira ime për të pasur gjithmonë një person të fortë në krah është sepse ka qenë ajo mungesa e figurës së mashkullit që nuk ka qenë kurrë në shtëpi.

Mamaja ime është shumë e fortë. Na ka mbajtur ne, ka mbajtur mamanë dhe babanë e saj, mua dhe motrën gjithmonë na ka nxitur për shkollën, gjithmonë kini mendjen te shkolla dhe te puna sepse burri është aty. Kjo ka qenë fjalia, ta them sinqerisht.

Mamaja ime ka mbetur e ve 32 vjeçe, me dy fëmijë, njëra 3 dhe tjetra 6. Nuk është normale, unë që jam tani 27 vjeçe, them si nuk ka ritentuar edhe njëher të gjejë dikë tjetër. Unë jam shumë krenare për mamin tim. Kështu është mami im dhe unë dua të jem si ajo”, është shprehur Vivien mes lotësh.

Biseda e plotë:

Vivien: Këtu do i kalojmë krishtlindjet ne?

Saimir: Ndoshta po. Qenke bërë shumë e bukur sot.

Vivien: Faleminderit.

Saimiri: Kam përgatitur një takim pak romantik për ne të dy sepse e meritove, ishe shumë e giximshme, me atë puthjen e përfolur që bëre, por sot jam pak në distancë se kisha edhe pak frikë me thënë të drejtën.

Vivien: Jo sot nuk do ndodhi asgjë e tillë. Faktikisht sot edhe unë dua që të di mendimet e tua. Kam nevojë të kem diçka që sot kur të shkoj në shtëpi të kem një mendim nga Saimiri. Të kem një  ide se si ti mendon.

Saimiri: Përderisa unë e ftoj një vajzë për takim, do të thotë që unë kam një lloj interesi për të. Përndryshe sdo e ftoja fare. Shpresoj që jo çdo takim t’i puthësh djemt për herë të parë, dua të ndjehem pak i veçantë.

Saimiri: Çfarë të intereson te një mashkull më shumë, çfarë duhet të ketë një mashkull që të të tërheqi?

Vivien: Dua të ketë komunikim, për mua komunikimi është shumë i rëndësishëm, gjërat e tjera krijohen dhe ndërtohen në qofte se ne të dy merremi vesh bashkë. Unë nuk kam nevojë për momentin për asgjë, Ja dal shumë mirë vetë, jetoj shumë mirë, bëj shumë qef. Nuk jam te vajzat e ndrojtura, kam qenë edhe unë dikur e tillë, ajo vajza që rrinte te fundi bankës, që nuk fliste shumë, pak e shëndoshë…

Saimiri: Tani dole ajo vajza që puth e para

Vivien: Dëgjo, unë në 8-vjeçare e kam bërë shkollën me murgesha, kështu që kam disa ekstreme në jetën time.

Saimiri: Pashë një video që merresh me sport, bën rregullisht sport, ke kohë që merresh apo?

Vivien: Unë faktikisht kam qenë shumë e shëndoshë para shumë vitesh edhe kam diku te 4 vjet e gjysëm që bëj crossfit pothuajse çdo ditë dhe më pëlqen shumë.

Saimiri: Bukuria nuk është gjithçka, vërtet një femër duhet të më tërheqi si pamje. kam pasur lidhje me femra që kanë qenë modele ose shumë të bukura, edhe nuk jam më sot. Kjo tregon që bukuria nuk është gjithçka. Shoh sjelljen, në qoftë se më pëlqen okay, vazhdojmë, nëse jo, je shumë e mirë nuk je për mua dhe…je xheloze ti Vivien? Po sikur mua të më puthi një vajzë tjetër?

Vivien: Jam shumë xheloze, prandaj kam punuar shumë me veten që të jem këtu .

Saimiri: Po ti je një mes 18 vajzave, unë nesër mund të puth dikë tjetër, si do ishte kjo për ty?

Vivien: JO! Po si, ti je gjithë ky djal, si do shkosh tani te tjetra, nuk e di se si do reagoj, mund edhe mos të të flas fare, mund të bëj edhe atë tipin e indiferentes siç ka shumë mundësi.

Saimiri: Të kanë folur vajzat e tjera për këtë puthje të parë, si kanë reaguar?

Vivien: Kam përshtypjen sikur po e bëjnë që s’është ndonjë gjë e madhe

Saimiri: Po pikë të dobët ça do na tregosh?

Vivien: Pikë të dobët, unë jam xheloze o Saimir, jam shumë xheloze.

Saimiri: Po me familjen je e lidhur shumë? Si i ke marrëdhëniet?

Vivien: Me familjen i kam marrëdhëniet shumë të mira, sidomos tani që jam rritur, mamin dhe motrën i kam më shumë si shoqe. Mamin, sepse babi është larguar nga jeta kur unë kam qenë tre vjeçe, dhe është një mungesë që është çdo ditë në jetën time dhe kam përshtypjen që do jetë. Duhet dhe kjo dëshira ime për të pasur gjithmonë një person të fortë në krah është sepse ka qenë ajo mungesa e figurës së mashkullit që nuk ka qenë kurrë në shtëpi.

Mamaja ime është shumë e fortë. Na ka mbajtur ne, ka mbajtur mamanë dhe babanë e saj, mua dhe motrën gjithmonë na ka nxitur për shkollën, gjithmonë kini mendjen te shkolla dhe te puna sepse burri është aty. Kjo ka qenë fjalia, ta them sinqerisht. Mamaja ime ka mbetur e ve 32 vjeçe, me dy fëmijë, njëra 3 dhe tjetra 6. Nuk është normale, unë që jam tani 27 vjeçe, them si nuk ka ritentuar edhe njëher të gjejë dikë tjetër. Unë jam shumë krenare për mamin tim. Kështu është mami im dhe unë dua të jem si ajo.

Saimiri: Mua më vjen shumë keq. Respekt për mamin tënd që rriti një vajzë kaq të mbarë, thotë Saimiri dhe çohet ta përqafojë./tvklan.al