Një punim rreth 8 me 8 centimetra, ku është vizatuar koka e një ariu nga artisti i famshëm Leonardo da Vinci, pritet të arrijë çmimin deri në 16.7 milionë dollarë në një ankandin që pritet të zhvillohet në muajin Korrik.

E njohur si “Koka e ariut”, një vizatim me laps është “në mesin e tetë vizatimeve të pakta të mbijetuara nga da Vinci që disponohen në duart e blerësve privatë dhe jashtë koleksionit mbretëror britanik dhe koleksioneve ‘Devonshire’ në Chatsworth“, ka bërë me dije shtëpia e ankandeve “Christie’s”.

Sipas ekspertëve të fushës pritet që vizatimi të vendosë një rekord të ri për mjeshtrin e vjetër. Çmimi i tij më i lartë për një vizatim ishte në vitin 2001, me punimin “Kali dhe kalorësi” që u shit për më shumë se 11 milion dollarë.

Pronari i vizatimit fillimisht ka qenë piktori britanik Thomas Lawrence, ku më pas u ble nga një tregtar që e shiti atë në “Christie’s” në vitin 1860 për 2.50 paund. Pronari i saj aktual e zotëron atë që prej vitit 2008.

Klan News