Nëse do të udhëtoni në Amerikë dhe nuk keni ende një vizë turistike ambasada amerikane ka dhënë disa porosi që duhet të keni parasysh kur të aplikoni. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebbok, ambasada tregon se duhet të zbatoni disa rregulla të cilat janë të rëndësishme.

 “Unë dhe Kenny e dimë se shumë njerëz do të udhëtojnë për në SHBA këtë verë. Ne shpresojmë që t’ia kaloni sa më mirë, por kini parasysh që është shumë e rëndësishme të zbatoni rregullat e vizës gjatë vizitës tuaj në Shtetet e Bashkuara. Ku do të shkoni për pushime këtë verë?”

, shkruan ambasada, të cilën e shoqëron me një foto.

Ambasada gjithashtu u rikujton të gjithë personave që do të marrin vizëm se duhet t’u përmbahen kushteve të vizës turistike, dhe jo të studiojnë apo punojnë.

/tvklan.al