Fokus, bashkëpunimi dypalësh në disa sektorë

Në ditën e dytë të vizitës në Turqi të Kryeministrit Edi Rama, i shoqëruar nga ministrat e qeverisë, fokus i veçantë ka qenë bashkëpunimi dypalësh në disa sektorë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u takua me homologun turk Fahrettin Koca.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në fokus të takimit ka qenë ecuria e Spitalit Memorial në Fier, bashkëpunimi mes stafeve të përbashkëta dhe forcimi i shërbimeve klinike spitalore. Gjatë takimit dypalësh, u vendosën afate konkrete të bashkëpunimit në sektorin farmaceutik, në funksion të rritjes së standardeve dhe sigurisë së këtij shërbimi.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi në takimin me homologun Mehmet Nuri Ersoy janë ndalur tek shkëmbimi i eksperiencave në fushën e turizmit, shkollat profesionale dhe zhvillimi i turizmit blu.

Tv Klan