Dje një asteroid që llogaritet të jetë deri në 100 metra i gjerë, kaloi fare pranë Tokës, duke u afruar në një distancë prej  43,000 km mbi sipërfaqe.

Shkëmbi hapësinor me një madhësi sa një shtëpi, i quajtur asteroidi “2012 TC4”, është rreth 10-30 metra dhe fluturoi në vetëm një të tetën të distancës midis Tokës dhe Hënës.

Ndërsa asteroidi kaloi pa e goditur planetin tonë këtë herë, ekspertët kanë paralajmëruar se ne nuk mund të jemi kaq me fat në të ardhmen.

Sipas

Daily Mail

Gjatë një kalimi tjetër në vitin 2079, ekspertët parashikojnë se ka një shans që  “2012 TC4” të godasë Tokën.

Pas kalimit të djeshëm, herën tjetër asteroidi do të kalojë pranë Tokës në 2019, 2050 dhe 2079./tvklan.al