Gjatë dy viteve të fundit, agresioni i i Rusisë dhe rezistenca e Ukrainës i kanë dhënë Presidentit Volodymyr Zelenskiy një rëndësi të jashtëzakonshme në arenën globale, por rrënjët e ngritjes së figurës së tij qëndrojnë në qytetin e lindjes, Kryvyi Rih.
Gazetarët e agjencisë së lajmeve Reuters kanë shkuar pikërisht në këtë qytet dhe kanë intervistuar persona që e njihnin presidentin përpara se ai të bëhej një personazh kaq i famshëm.
Në kujtimet e tyre, të gjithë këta persona flasin për një të ri të vendosur, i cili kishte cilësi natyrale të liderit.
“Para së gjithash ishte një nxënës i mirë. Ishte një fëmijë shumë komunikues. Dhe ishte shumë aktiv në çdo kuptim, gjithmonë donte të provonte. Sa herë krijohej një mundësi e re, shfaqej diçka e re, edhe nëse diçka nuk shfaqej, ai do të përpiqej të zbulonte gjithçka që mundej. Kur e dërguam të merrte pjesë në një konkurs, lloji i konkursit që përfshinte njohuri të ndryshme ishte ai, natyrisht, që fitoi vendin e parë”.
Një nga mësueset e shkollës së Zelenskiy, Valentyna Ihnatenko kujton se si në klasën e dhjetë, Zelensky sfidoi mësuesit përballë një ekipi nxënësish që ai krijoi vetë me qëllim zgjidhjen e detyrave.
“Propozimi im është që ne të konkurrojmë kundër mësuesve tha ai. Mendimi im i parë ishte që duhet t’i pyesja mësuesit dhe të zbuloja se çfarë mendojnë. Unë i pyeta dhe të gjithë mësuesit thanë se nuk ishin kundër idesë. Një mësues fizike, Volodymyr Mykolayevych Chihnyan, mësuesi i tij, mblodhi ekipin e mësuesve, atëherë i thashë Zelenskiy: Tani ti krijo ekipin e studentëve. “Nuk ka problem”, tha ai dhe ata konkurruan së bashku. Epo, ndoshta nuk do ta besonit, por mësuesit humbën.”
Kryvyi Rih i viteve 1990 në të cilin u rrit Zelenskiy ishte një qytet i rrëmujave. Pulsi i industrisë së çelikut të Ukrainës vuajti kur ekonomia sovjetike, dhe më pas vetë Bashkimi, u shembën në mënyrë spektakolare.
Pavlo Petrechenko, një 45-vjeçar, i cili jep vullnetarisht ndihma humanitare dhe ushtarake në kohën e tij të lirë, u kthye nga Praga në qytetin e tij të lindjes kur filloi lufta.
Ai kujtoi sesi gjatë viteve të rinisë së tyre, qyteti ishte i mbushur me banda të cilët përbëheshin kryesisht nga të rinj që rrihnin, goditnin me thikë ose qëllonin të rinj të tjerë nga rrethe të ndryshme të qytetit, dhe që lëviznin me makina që ishin jashtë mundësive të tyre në kohët e vështira ekonomike.
Ti zgjoheshe, shikoje më pas nga dritarja djem që ndiqnin njëri-tjetrin në oborre me armë të ftohta ose pistoleta të bëra vetë. Mund të ishe duke luajtur kur papritmas do të vije re një djalë nga një zonë tjetër që do t’ju drejtonte një armë.
Si njëri i cili ka kaluar vite më të ai thotë se Zelenski ka qenë gjithmonë një person me shumë qëllime në jetë.
“Megjithë gëzimin dhe zgjedhjen e tij të aktrimit si profesion, ai ishte gjithmonë i orientuar drejt qëllimeve. Dhe në thelb ai e ka demonstruar këtë me arritjet e tij.”
Ai rrëfen se maturia e presidentit po reflektohet edhe në fizik.
“Nëse ju kujtohet, sapo u bë president ai ishte një djalë me pamje shumë rinore. Tani është një burrë, një njeri me përvojë. Po, mendoj se mjekra i jep atij një pamje tjetër, ndoshta e bën atë të duket më i pjekur.”
Andriy Shaykan studioi së bashku me Zelenskiy në atë që ishte atëherë Instituti Ekonomik Kryvyi Rih midis 1995 dhe 2000.
Ndërsa Zelenskiy hyri në industrinë e argëtimit, Shaykan ndoqi doktoraturën dhe tani është rector I universitetit ku ai dhe presidenti dikur studionin. Tani 47 vjeç, ai flet për Zelenskin në një pasdite të ngrohtë maji, duke qëndruar midis dy ndërtesave të universitetit.
Njëri prej tyre ishte vendi ku ai dhe Zelenskiy ndoqën leksione gjatë studimeve të tyre. Tjetra ishte një gërmadhë, e prerë në gjysmë nga një raketë balistike Iskander, e cila u përplas në të korrikun e kaluar.
Shaykan kujtoi konkurrencën kundër ekipit të Zelenskiy në garat brenda fakultetit.
“Ai ishte shumë këmbëngulës, një udhëheqës i vendosur. Mund të shihje se ata kishin një qëllim, dhe ai organizoi skuadrën e tij duke u fokusuar tek qëllimet kryesore dhe jo tek çështjet dytësore. Procesi i organizimit të gjërave ishte shumë i shpejtë”.
Artem Gagarin i cili punoi me Zelenskiy në fushën e aktrimit kujton se si në atë kohë konkureset e komedisë shiheshin si një mënyrë për qytetet për të konkurruar. Ai u punësua më pas për kompaninë e komedisë së Zelenskiy, e cila u emërua sipas Lagjes 95 të Kryvyi Rih, ku u rrit presidenti i ardhshëm.
Ekipi shkoi në Moskë për të marrë pjesë në një shfaqje të madhe talentesh të orientuar drejt komedisë, në të cilën ekipe nga e gjithë ish-Bashkimi Sovjetik e panë si biletën e tyre të fatit për të luftuar depresionin ekonomik të viteve 1990.
Gagarin kujton se si grupet nga Moska u favorizuan nga menaxhmenti i konkursit, ndërsa ato nga vendet e tjera shiheshin me përçmim në rastin e ukrainasve, ata ishin stereotipizuar si punëtorë të fermave komunale.
“Ne nuk ishim fermerët që ata dëshironin të ishin, ne ishim elegant, ishim modernë dhe nuk u përulëm para atyre. Ata i ofruan Volodimir të na linte për një punë tjetër. Volodymyr qëndroi me ekipin dhe filloi biznesin e tij.”
Pavarësisht sterotipeve ata fituan vendin e parë.
“Bëra një foto dhe po ndjeja shumë emocione. Mendoj se atëherë e kuptova se ishte e vërtetë… Por derisa të shpallen rezultatet, derisa të keni luajtur pjesën e fundit të shfaqjes dhe të jeni ende në transmetim, nuk mund të thuash se ke fituar”.
Menaxhmenti i kompeticionit ishte përpjekur të tundonte Zelenskiy nga ekipi i tij duke i ofruar një kontratë vetëm atij, por ai e hodhi poshtë ofertën. Vite më vonë, në kulmin e suksesit të tyre, Gagarin thotë se fillimisht ishte i surprizuar nga vendimi i Zelenksit për të kandiduar për postin e presidentit në vitin 2019.
“Ai ishte komediani kryesor i Ukrainës, në thelb njeriu më i mirë i shoë-biznesit, ai bëri shumë filma dhe projekte pse i duhej kjo? Por tani nuk pendohem për asnjë sekondë që bëra gjithçka për ta ndihmuar atë dhe që kjo ndodhi. Përndryshe, ku do të ishim tani”.
Pesë vjet më parë, Zelenskiy fitoi gati 90% të votave në vendlindjen e tij në vitin 2019. Zgjedhjet e ardhshme do të mbaheshin këtë vit, por ato janë shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të luftës.
Të gjithë ata që e njihnin Zelenskin përpara se të bëhej president thonë për agjencinë e lajmeve Reuters se do të votonin për të në zgjedhjet e ardhshme, edhe pse shumë mendojnë se zgjedhjet nuk duhet të mbahen për shkak të luftës.
Klan News