Graçanica e banuar nga serbë ndryshe nga pjesët e tjera të Kosovës, nuk e përjetoi fare vizitën e zëvendës presidentit amerikan Josef Biden. Qytetarët e këtushëm thonë, se vizita e Bidenit në Prishtinë nuk është në interes të tyre, por të shqiptarëve. Madje ka edhe serb që numrin 2 të Amerikës e quajnë hajn dhe shkatërrues të Serbisë.

Banori 1: “Ky është dështim i plotë, ai njeri që ka ardhur sot në Prishtinë nuk është asgjë tjetër veç një hajn i thjeshtë.”

Banoje 1: “Asgjë e zakonshme për shkak se ne serbët jetojmë sikur të jemi në burg e shqiptarët jetojnë në liri. Vizita e tij nuk është asgjë për të mirën e ne serbëve.”

Por kishte edhe ndonjë nga banorët serb që vizitën e Bidenit e panë në një optimizëm për paqe dhe demokraci në Kosovë. Vizita e Bideni nga serbët shihet edhe vizitë e interesit amerikan e jo të shqiptarëve dhe serbeve.

Banori 2: “Ndoshta është shenjë për një jetë më të mirë këtu. Pas kësaj pres që edhe ne serbët të bashkëpunojmë me botën dhe bota ta shohë që edhe ne serbët jemi njerëz normal.”

Banori 3: “Ai ka ardhur për interesat e Amerikës, nuk ka ardhur as për shqiptarët e as për serbët.” Edhe në pjesë të tjera të vendit ku jetojnë serbët, vizita e zëvendës presidentit amerikan nuk është parë me entuziazëm të madh./tvklan.al