Ashtu si në mandatin e parë, Donald Trump e nisi nga Arabia Saudite, turin e parë diplomatik jashtë vendit të mandatit të tij të dytë. E po ashtu si në mandatin e parë, ndër marrëveshjet që pritet të nënshkruhen është që sauditët të blejnë armë nga amerikanët me vlerë mbi 100 miliardë dollarë dhe si dhe për investime të ndërsjellta me vlerë më shumë se 1 trilionë dollarë.

Ajo që pritet më shumë interes është nëse gjatë vizitës 4 ditore në vendet e Lindjes së Mesme, Trump do të vendosë të jetë i pranishëm në takimin e mundshëm të Stambollit, të parashikuar për të enjten mes Volodimir Zelenskit dhe Vladimit Putinit të sjellë paqen në Ukrainë.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ftoi shefin e Shtëpisë së Bardhë të jetë i pranishëm në një takim të mundshëm me Vladimir Putinin në Turqi të enjten, të nxitur nga vetë Trump për krizën e Ukrainës. Presidenti rus shprehu gatishmëri për bisedime të drejtpërdrejta Kiev-Moskë pas thirrjes së homologut amerikan të javës së kaluar, por pa specifikuar nëse pranonte të takohej me Zelenskin, mundësi që në të shkuarën e ka përjashtuar. Të dielën, presidenti ukrainas ftoi Putinin në Stamboll për takim të enjten, duke thënë se në çdo rast ai do të jetë i pranishëm.

Tv Klan