“Komuniteti shqiptar të ndahet nga steriotipet”

Shqipëria i kërkon qeverisë së Londrës që të amnistojnë shqiptarët që kanë mbërritur pa viza, por që nuk kanë rekorde kriminale dhe punojnë ndershmërisht në ishullin britanik.

Ka qenë ky propozimi që ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bëri gjatë takimit në Londër me Sekretaren britanike të Punëve të Brendshme, Suella Braverman.

“I kërkova homologes Braverman të rishikojnë edhe njëherë regjimin e trajtimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britaninë e I kërkova gjithashtu të amnistojë çdo shqiptar pa vizë, por që punon në mënyrë të ndershme dhe nuk ka rekorde kriminale në ngarkim”.

Sakaq ministri Çuçi thekson se i ka shprehur ministres britanike dhe një shqetësim që i adresohet komunitetit shqiptar.

“Ndava me homologen time shqetësimin se është e patolerueshme që komuniteti shqiptar të veçohet dhe stereotipizohet vetëm nga disa personazhe të botës ilegale”.

Deklaratat e ministers së Brendshme, Suella Braverman ishin objekt i kritikave të Kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në Londër. Gjatë takimit me Kryeministrin Rishi Sunak, Rama u shpreh për bashkëpunim mes dy qeverive për të luftuar ato që i cilësoi “mollë të kalbura”.

“Ashtu siç djali që vjen me një varkë nuk është thjeshtë një shqiptar, por pjesë e një tabloje më të gjerë, po ashtu Dua Lipa nuk është thjeshtë një këngëtare britanike, por një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu si shumë të tjerë që kanë ardhur të ndërtojnë, të kujdesen, të gatuajnë dhe të këndojnë për ju. Dhe duam të sigurohemi që ky komunitet të ndihet, jo vetëm i sigurtë, por edhe i nderuar këtu. Dhe mollët e kalbura janë objekti ynë i përbashkët për t’u luftuar dhe për të fituar këtë betejë”.

Gjatë takimit që zgjati 1 orë, Kryeministrat Edi Rama dhe Rishi Sunak u angazhuan për të thelluar punën në kuadër të Komunikatës së Përbashkët dhe Task-Forcës së dakordësuar në Dhjetor të vitit të kaluar.

Tv Klan