Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko zhvilloi një takim në Uashington me Këshilltarin amerikan për Sigurinë Kombëtare, Herbert Raymond McMaster.

Ministri Majko ndodhet në Shtetet e Bashkuara në një vizitë disa ditore, ku mori pjesë edhe në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Uashington, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë.

Mëngjesin e së enjtes, Majko mori pjesë edhe në aktivitetin e përvitshëm të Mëngjesit të Lutjeve në Uashington,  i organizuar nga Kongresi i SHBA. I pranishëm në aktivitet ishte edhe Presidenti amerikan Donald Trump, ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, kongresmeni Robert Aderholt dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.

/tvklan.al