Largohet nga detyra drejtori i burgut të Peqinit dhe 2 zyrtarë të tjerë

Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Peqini, Emin Shpata, dhe drejtorin e Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçorri, pasi janë përfshirë në dhënien e lejes së  Dritan Djatit për të kryer vizitë mjekësore në një klinikë okuliste në Tiranë.

Gjithashtu janë shkarkuar nga detyra edhe dy punonjësit, Andi Andoni mjek në burgun e Peqinit dhe shefit të forcave operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Ferit Mici.

Dritan Dajti është dënuar me 25 vite heqje lirie për vrasjen e katër policëve në 2009-tën në Durrës. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, personat përgjegjës nuk kanë ndjekur procedurat ligjore dhe rregulloret e brendshme për vlerësimin e kërkesës së të dënuarit për kontrolle mjekësore jashtë institucionit të burgjeve.

Tv Klan