Niset sonda që do t’i afrohet 42 milionë km yllit të zjarrtë

Sonda evropiane ‘Solar Orbiter’ është nisur në misionin e saj drejt Diellit. Për të parën here, parashikohet që një sondë t’i afrohet orbitës së yllit tonë, aty ku temperaturat janë rreth 500 gradë Celcius.

Ky mision, më ambiciozi që mban firmën e Agjencisë Hapësinore Evropiane, në bashkëpunim me atë amerikane Nasa, u nis nga baza ‘Cape Canaveral’. Do të udhëtojë 3 vjet e gjysmë derisa të mbërrijë në distancën prej 42 milionë kilometra nga Dielli.

Kur të pozicionohet në orbitë, parashikohet të studiojë dhe të marrë imazhe të diellit nga largësia më e afërt e arritur ndonjëherë nga një mjet tokësor, dhe mund të mbledhë kështu informacione të rëndësishme për të studiuar fushën magnetike.

Nga kjo e fundit, fenomene të tjera të rëndësishme për studim, siç janë ciklet e prej 11 vitesh të aktivitetit diellor dhe stuhitë e forta, që kanë pasoja mbi Tokë, pasi shpesh provokojnë dëme mbi satelitët, komunikimet radio, GPS por edhe rrjetin elektrik.

Klan Plus