Punonjësi 29-vjeçar i një linje ajrore në Siatëll të Shteteve të Bashkuara humbi jetën të premten pasi ngriti pa leje një avion të vogël.

Ai fluturoi për 20 minuta përpara se ta rrëzonte mjetin fluturues 40 kilometra larg vendit të ngritjes, në ishullin Ketron.

Autoritetet thanë se bëhej fjalë për një vetëvrasje.

Në avion nuk ndodheshin persona të tjerë veç 29-vjeçarit.

Dy avionë ushtarakë F-15 e shoqëruan në ajër mjetin fluturues deri kur ra.

Gjatë gjithë kohës, 29-vjeçari komunikonte me kullën e kontrollit, duke shfaqur shenja depresioni.

Tv Klan