Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Përmetit. Mësohet i arrestuari është E. P., 30 vjeç, i cili dyshohet se është një nga autorët e vjedhjes së banesës së një 63-vjeçari.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 aparate celularë dhe disa fishekë luftarak.

Më herët lidhur më këtë ngjarje ka rënë në pranga O. Sh. dhe është shpallur në kërkim P. P..

Këta persona akuzohen se bë bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur një 63-vjeçari një shumë prej 75 mijë Eurosh në banesën e tij./tvklan.al