Ersida Avdo ka firmosur një kontratë, ku përcaktohet qartë pozicioni i punës si kasiere, por gojarisht i janë kërkuar edhe përgjegjësi të tjera. Këtë e konfirmon edhe një punonjës i supermarketit.

Avdo ka denoncuar rastin e saj dhe shprehet se i është bërë një padrejtësi në punë. Ajo për të konfirmuar këtë bën dhe një bisedë telefonike para kamerës me një punonjës të supermarketit që i konfirmon se në punë ka qenë dhe për kasën dhe për sistemimin.

Denoncuesja: A na është thënë, që kemi edhe kasën edhe sistemimin?

Punonjësi: Po!

Denoncuesja: Se m’i hodhi poshtë të gjitha, prandaj.

Punonjësi: S’e di mirë, ça lidhje ka?! Po të them, u zura vetë para gjysmë ore.

Denoncuesja: Po pse s’e pranon ai, edhe për kasën edhe sistemimin, të dyja?

Punëtori: Nuk e di, ça të them unë.

Gazetarja e “Stop” komunikoi edhe me OPGJ-në, që është marrë me këtë rast, për t’u interesuar për gjetjen e autorit të vjedhjeve, por nuk përgjigjet për këtë e mjaftohet të thotë, se nuk mund t’i japë paratë nga xhepi.

Denoncuesja: Zoti Renaldo përshëndetje!

OPGJ: Përshëndetje!

Denoncuesja: Unë jam Ersida Avdo! Më datën 27 kam ardhur, kam bërë një denoncim për një vjedhje te supermarket Djambo.

OPGJ: Po!

Denoncuesja: Edhe doja të dija ecurinë, deri ku ka arritur çështja? Ca vendimi ka marrë prokuroria ? Sepse unë jam këtu.

OPGJ: Aha, e kuptoj!

Denoncuesja: Në komisariat më thanë, që nuk ndodheshe këtu për momentin.      

OPGJ: Aha, e kuptoj! Janë mbledhur të gjithë provat. Kemi referuar letra në prokurori dhe  po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Denoncuesja: Atëherë,  për zbardhjen e ngjarjes, është në ndjekje të djalit.

OPGJ: Po! Po ! Po! Është  identifikuar djali  nga pamjet filmike, nga ato pamjet  filmike, që kemi dhe po punohet për ngjarjen. Së bashku me prokurorinë..

Denoncuesja: Po djali, djali deri më sot nuk është gjetur?

OPGJ: Urdhëro?

Denoncuesja: Djali, deri më sot nuk është gjetur?

OPGJ: Po  punohet për gjetjen e tij goce! Mirë?

Denoncuesja: Po, sepse ka kaluar shumë kohë edheee…

OPGJ: Po mirë, ne po punojmë tani, ne e dimë si është çështja.

Denoncuesja: Sepse mua më kërkuan lekët…

OPGJ: Po t’i jap nga xhepi unë tani lekët, që ka vjedhur ai?!

Denoncuesja: S’është puna do t’i jap nga xhepi.

OPGJ: Më thuaj, do t’i jap nga xhepi?!

Denoncuesja: Po, sepse pa u mbyllur çështja në prokurori, kompania mua më kërkoi lekët dhe biles ktë ta kam thënë, kur kam ardhur para ca ditësh.

OPGJ: Po mirë, ne nuk japim lekë, o goc! Unë nuk jap lekë nga xhepi…Tani është në prokurori, e ka prokurori për momentin.

Denoncuesja: Kush është prokurori?

OPGJ: Po ç’të intereson, kush prokuror është..?!?/tvklan.al