Rusia mban ‘peng’ 400 avionë që i kishte marrë me qira

Rusia mban peng 400 avionë të cilët i kishte marrë me qira, pasi pas vendosjes së sanksioneve ekonomike nga Perëndimi Moska refuzon t’i kthejë mbrapsht.

Një vendim i paprecedentë deri më tani, të paktën sa i përket numrit të lartë, shkruan “DW”.

Kompanitë Aercap dhe Avolon, të cilat japin avionë me qira, po i humbasin shpresat se një ditë ato do t’i   marrin sërish avionët e tyre që tani gjenden në Rusi.

Për shkak të sanksioneve pas luftës në Ukrainë, këto kompani ndërprenë kontratat me linjat ajrore ruse. Edhe pse njoftimi për përfundimin e kontratave u bë i njohur rreth një muaj më pare, kompanitë ajrore ruse nuk i kanë kthyer ende më shumë se 500 avionët me vlerë rreth dhjetë miliardë Dollarë.

Kam frikë se do të jemi dëshmitarë të vjedhjes më të madhe të avionëve në historinë e aviacionit civil”, thotë Volodymyr Bilotkach, profesor për Menaxhimin e Trafikut Ajror pranë Institutit të Teknologjisë në Singapor.

Shumica e avionëve të marrë me qira përdoren për fluturime të brendshme në Rusi. Agjencia e Aviacionit e BE-së “Eurocontrol” gjurmon tani çdo avion që largohet nga Rusia dhe në bashkëpunim me autoritetet në vendet ku ulen avionët, i konfiskon ata. Sipas një njoftimi të agjencisë ruse të lajmeve “Interfax” javën e kaluar u konfiskuan 78 avionë të tillë që kishin fluturuar jashtë vendit.

Klan News