E denjë për skenar filmash nga ata me hajdutë makinash është historia e një 32-vjeçari nga Tirana i cili u arrestua këtë të martë nga policia pasi vodhi dy automjete me të cilat më pas u aksidentua.

Gjithçka ka nisur rreth mesditës teksa i riu duke drejtuar këtë makinë tip Volksëagen është përfshirë në një aksident te ish-Uzina e Autotraktorëve.

Me marrjen e njoftimit policia mbërriti në vendgjarje dhe e dërgoi të riun në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërsa nga verifikimet e kryera zbuloi se makina e aksidentuar ishte vjedhur vetëm pak minuta më parë në Farkë.

Por teksa efektivët shkuan të kryenin veprimet hetimore ndaj tij, ai ishte arratisur nga Spitali dhe kishte mundur të vidhte një tjetër makinë në parkingun e spitalit.

Gjatë tentativës për t’u larguar 32-vjeçari është futur në autostradën Tiranë- Durrës, por ka humbur kontrollin e mjetit dhe per pasojë është përplasur me disa makina të tjera.

I riu dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor dhe prokuroria po kryen verifikimet e nevojshme.

Tv Klan