Vjehrra përballet live me ish-nusen që braktisi të bijën

Vjehrra përballet live me ish-nusen që braktisi të bijën

15:13 06/01/2020

“Askush nuk e zëvendëson nënën, vajzën takoje kur të duash”

“Historia ime” në Tv Klan ka sjellë sërish ditën e sotme historinë e 60- vjeçares Ollga Belloshaj, e cila po rrit e vetme mbesën e saj, për shkak se nusja është larguar nga shtëpia. Rasti i saj është trajtuar para disa javësh, por menjëherë pas transmetimit në emision, ish- nusja ka kontaktuar me vjehrrën dhe vogëlushen e saj.

Zonja Ollga ka treguar se nusja është dakord që të japë firmën që duhet për vogëlushen, në mënyrë që ajo të vazhdojë shkollën. Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike në studio, Lorena është shprehur se do bëjë çdo gjë që duhet për vajzën e saj dhe nëse nuk vjen dot në Shqipëri, ajo do t’ju japë familjarëve të saj prokurën. Pavarësisht se e ka ish-vjehrrë, ajo vazhdon ta thërrasë ende mama dhe vihet re një marrdhënie mjaft e fortë midis tyre.

Nga ana tjetër, zonja Ollga pranon se ajo do lejojë që vajza të takohet dhe të flasë me të, sa herë ajo të dëshirojë.

Mirela Milori: Kam zonjën Ollga këtu në emision!

Nusja: Po, po e dëgjova.

Mirela Milori: Më tha se i thërret ma! E ke ish- vjehrrë dhe i thua ma. Çfarë lidhje të tillë paskeni, të fortë? Si e keni këtë marrëdhënie?

Nusja: Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë, pavarësisht se dikush u fut në mesin tonë. Nuk e di se kush, as vetë nuk e kuptoj dot. As sot nuk e di kush është futur në atë mes. Pak rëndësi ka, kjo gjë që ishte, ishte në fillim, por unë tani e respektoj gjithsesi sepse ajo bëri çmos që unë kontaktova me vajzën time. Kisha kaq kohë që nuk flisja, 6 vjet për 7. Jam martuar pa u bërë celebrimet, nuk e di kush ishte në atë mes, se tani nuk kam dhe shumë kohë që të flas.

Mirela Milori: Ti nuk je në Shqipëri?

Nusja: Jo unë jetoj në Greqi.

Mirela Milori: Tani ka një problem për regjistrimin, është çështja e firmës. Jam me zonjën Ollga këtu mund të flasësh me të.

Nusja: Po unë fola dhe mbrëmë në telefon. Do i bëj që të gjitha, në qoftë se mund të vij dhe vetë, nëse s’marr dot letrën..

Mirela Milori: Pra në qoftë se do vish vetë do japësh firmën, në të kundërt do ti japësh prokurë njerëzve të t’u që të japin firmë për regjistrimin e vajzës?

Nusja: Po, po!

Mirela Milori: Të ka marrë malli për vajzën?

Nusja: Po, kur fola me bukuroshen time..

Mirela Milori: Kur fole me bukuroshen tënde çfarë ndjeve?

Nusja: Nuk e di ta përshkruaj.

Mirela Milori: Zonja Ollga thotë që do ta takosh sa herë të duash, apo jo zonja Ollga.

Ollga: Po, po i kam thënë të vijë dhe në shtëpinë time dhe ta takojë vajzën edhe të dali xhiro me vajzën ku t’i dojë qejfi. Po s’është kështu ju të më hidhni një okë përshtymë, numrin e telefonit e keni, të gjitha. Se unë nënë nuk bëhem dot. Nëna është ajo, unë jam gjyshja. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo