Një 59-vjeçar ra në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht nusen e djalit të tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin P. B., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të tij”, tha policia e Tiranës në një njoftim të shkurtër për mediat.
Shkaqet e rrethanat e kësaj ngjarjeje nuk dihen./tvklan.al