Vjen humbja e parë për Union Berlin

Vjen humbja e parë për Union Berlin

23:50 02/10/2022

Eintraht Frankfurti i dha fund ecurisë prej të pamposhturi të Unionit të Berlinit duke i mundur me rezultatin 2-0 në shtëpi. Tri pikët e marra e çuan ekipin në pesëshen më të mirë të Bundesligës. Sulmuesi Muani arriti të kalonte mbrojtësit Leite dhe Baumgartl dhe ia dha topin Gëces që zhbllokoi rezultatin në minutën e 12. Mbrojtësi Luka Pelegrini goditi traversën e më pas Lindstrom më një gjuajtje të bukur e çoi rezultatin në 2-0 tri minuta nga fundi i pjesës së parë.

Eintrahti ngeli me 10 lojtarë në minutën e 68 të lojës, pasi Muani mori kartonine dytë të verdhë. Por Union Berlini nuk e shfrytëzoi superioritetin numerik pavarësisht rateve të krijuara. Portieri i vendasve Kevin Trap bëri disa pritje shpëtimtare duke siguruar suksesin.

Pavarësisht humbjes në javën e tetë të kampionatit, klubi berlinez mbajti vendin e parë në renditjen e Bunbdesligës, pasi Borusia Dortmundi humbi 3-2 kundër Këlnit. Edhe pse verdhezinjtë kaluan të parët në avantazh, vendasit u përgjigjën, duke i ndëshkuar tri herë.

Unioni i Berlinti ka 17 pikë, po aq sa edhe Freiburgu, por me golavarazh më të mirë, ndërsa Borusia ka 2 pikë më pak në vend të katërt.

Klan News





Të ngjashme