Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka sjellë në jetë një djalë. Princ Harry tha se Meghan dhe fëmija janë në gjendje të mirë, dhe ka falenderuar qytetarët për mbështetjen e shprehur.

Pallati Mbretëror njoftoi se fëmija peshon 3.2 kilogramë dhe shtoi se Duka ishte i pranishëm gjatë lindjes. Fëmija i sapolindur mbretëror është i shtati në linjën e fronit, prapa Princit të Uellsit, Dukës së Cambridge, fëmijëve të tij Princi George, Princesha Charlotte, Princi Louis, dhe Princi Harry. Lajmi i lindjes së Dukeshës Markle është i pranishëm në të gjitha mediat botërore.

Princi Harry ka shprehur entuziazmin e ardhjes në jetë të djalit të tij.

“Ishte përvoja më e mahnitshme që mund të kisha imagjinuar”

, tha ai. Për të shoqëruar dukeshën në ditët e fundit të shtatzënisë, ka qenë e pranishme edhe nëna e saj.

/tvklan.al