Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Marku nga Shkodra por që kur ishte i ri ka shkuar në Amerikë. Ai jeton me familjen e tij në Amerikë dhe prej 21 vitesh nuk ka ardhur të vizitojë Shqipërinë. Marku tregoi historinë se si arriti të shkonte në Amerikë gjatë viteve ‘90

Marku: Kam lindur dhe kam jetuar në Shkodër deri në moshën 21-vjeçare, në vitin  94’ jam larguar, kam shkuar në Amerikë. Gjyshi i nënës ka jetuar në Amerikë, ishte diversant që ishte kundër sistemit komunist dhe u detyrua të arratisej në Perëndim dhe u vendos në Amerikë. Atë e vranë në SHBA.

Ardit Gjebrea: Si linde ti, gjyshi yt erdhi këtu?                                           

Marku: Gjyshi ka ikur në Amerikë dhe e ka lënë gjyshen shtatzënë me mamin tim. E ka parë vetëm një herë nënë time, kur ka qenë vetëm 2 javëshe, më pas ka dalë malit dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Dhe erdhe ti në jetë?

Marku: Erdhi motra ime në fillim, pastaj një motër tjetër, jam unë dhe një motër tjetër më të vogël.

Ardit Gjebrea: Ti u rrite, u more dhe me volejboll  dhe papritmas vijnë nga Amerika disa njerëz, çfarë ishin këta njerëz?

Marku: Këta ishin shqiptarë amerikanë, ishin brezi i dytë i atyre emigrantëve që kishin ikur me gjyshin tim. Ata e dinin se nëna ime jetonte në Shqipëri sepse kishin bërë muhabete dhe e dinin se ku i kishin familjarët, erdhën për të na takuar.

Ardit Gjebrea: Dhe mes tyre ishte dhe në vajzë.

Marku: Ishte dhe një vajzë që në atë moshë ishim të dy të rinj, folëm, mua më dukeshe vetja pak më poshtë se ta sepse kur vinin emigrantët nga Amerika nga dukeshe gjë e madhe sepse niveli jetesës në ’92-93-shin ishte shumë i ultë në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: Kur e pe atë gocën çfarë të bëri përshtypje në momentin e parë?       

Marku: Dukeshin më të bukur se ne, kishin flokë të krehura, vinin erë parfum, ne nuk e dinim se çfarë ishte parfumi. Ajo ishte një vajzë  shqiptare, normale, e qetë, e fliste mirë shqipen, ishte e bukur.

Ardit Gjebrea: Ike në Amerikë?

Marku: Po ika, u martova me këtë vajzën, kam tre fëmijë me të, por pas 13 vitesh për arsye të ndryshme ne jemi ndarë, komunikojmë, fëmijët janë shumë mirë, ajo është shumë mirë. Pas disa vitesh unë jam njohur prapë me një shqiptare tjetër në Amerikë, korçare, kemi 8 vite bashkë, e ka emrin Gentjana, kalojmë shumë mirë bashkë dhe kemi një jetë shumë të lumtur. /tvklan.al