Këtë të hënë, emisioni “Opinion” në Tv Klan, ka kryer një intervistë me koreografin mbarëbotëror, Daniel Ezralow, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri. Ai u shpreh se vendi i dukej shumë i bukur dhe me shumë ndërtime. Ezralow gjithashtu tha se kishte dëgjuar më parë për Shqipërinë edhe kur ishte në Amerikë.
Daniel Ezralow: Faleminderit shumë, jam shumë i nderuar që ndodhem këtu.
Blendi Fevziu: Më thanë që sapo keni mbërritur.
Daniel Ezralow: Po, sot në mëngjes. Fluturim shumë i bukur.
Blendi Fevziu: Është hera e parë në Shqipëri?
Daniel Ezralow: Po.
Blendi Fevziu: Si ju duk?
Daniel Ezralow: E pabesueshme! Nuk kam fjalë, shumë bukur si herë e parë.
Blendi Fevziu: Besoj se nuk keni fjetur gjatë udhëtimit?
Daniel Ezralow: Jo, kur avioni po ulej pashë gjithçka dhe kur ishim në hyrje të Tiranës. Gjithçka dukej shumë e bukur dhe pashë shumë ndërtime. Po rritet.
Blendi Fevziu: Është një qytet që po rritet, po ndryshon. Jam shumë i sigurt që dhe Klaudia nuk e njeh kur kthehet. Përshtypja juaj, ishte e mirë për vendin tim, apo…?
Daniel Ezralow: Sigurisht që po, shumë i bukur.
Blendi Fevziu: Gjëja me patjetër që duhet ta bëni, të vizitoni qytetin, të pini një kafe dhe jam i sigurt që ekspresin e bëjmë më të mirë se në Itali.
Daniel Ezralow: E kam pirë kafen dhe ishte shumë e mirë.
Blendi Fevziu: A kishit dëgjuar më parë për Shqipërinë, para se të vinit këtu, me Klaudian?
Daniel Ezralow: Po, në Amerikë. Dija pak situatën që ekzistonte më parë, kisha disa informacione. Kam njohur edhe Kledin, një tjetër balerin nga Shqipëria, që erdhi në Itali, e që kam punuar me të, por tani me Klaudian. Ajo është më e mira! /tvklan.al