Filmi Eerie në Netflix konsiderohet si një ndër më të frikshmit. Me sa duket filmi Eerie në platformën Netflix i ka tmerruar aq shumë shikuesit sa ata do detyrohen të flejnë me dritat ndezur.

Një histori e cila zhvillohet në akademinë për vajza Lucia, ku këshilltarja e shkollës, Pat, vihet në zbulim të vdekjes së mistershme të një prej studentëve. Gradualisht ajo nxjerr në pah jo vetëm sekretet e hershme të shkollës por edhe perbindeshin që është ushqyer nën hijen e institucionit për të paktën 1 shekull.

Nje film rrënqethës dhe një horror shumë i mirë, kështu e kanë vlerësuar shikuesit filmin i cili është publikuar pak kohë më parë. Ata nuk kanë nguruar të japin komentet dhe vlerësimet e tyre në rrjetin social Twitter, duke thënë edhe se prej kohësh kishte munguar një film i tillë kaq i frikshëm në kinematografi dhe duke e konsideruar si një ndër më të mirët.

Nëse edhe ju jeni në kërkim të një filmi horror prej kohësh, nuk keni pse kërkoni më, Eerie duket se nuk do ju zhgënjejë.

Klan Plus