Një kompani teknologjike britanike ka prezantuar një pajisje të re për stilimin e flokëve, që përdor shpejtësinë efiçente të motorëve të saj për të ndryshuar look-un tuaj.

Dyson, një kompani e njohur më së shumti për fshesat e saj me korent, bën kështu lëvizjen e dytë në industrinë e bukurisë, pas suksesit që pati me tharësen e flokëve Supersonic, që kushton 300 paund.

Dhe sigurisht, edhe stiluesi i ri i quajtur Dyson Airwrap nuk kushton pak, por plot 400 paund. Pajisja sapo është hedhur në treg.

Ajo përdor motorët që venë në punë vakumet e saj për të krijuar ajër që është në gjendje për të stiluar flokët në kaçurela, onde, apo për tharje sa më natyrale, pa pasur nevojë për nxehtësinë që i dëmton aq shumë flokët.

/tvklan.al