ISHP: Vaksinohuni kundër grip dhe Covid

Vjeshta dhe dimri pritet që të sjellin bashkëqarkullim të viruseve të gripit dhe Covid-19. Ekspertët parashikojnë se këtë vit gripi do të jetë më agresiv, ndaj edhe apelojnë që të aplikohet vaksina kundër viruseve për të parandaluar format e rënda të sëmundjes.

“Perveç vaksinës së Covid ne rekomandojmë edhe vaksinën e gripit e cila duhet të apikohet pasi pritet që sivjet të kemi nje grip me I fortë se një vit më parë dhe jo vetëm në Shqipëri por edhe vendet e Europës rekomandohet vaksina e gripit mundësisht të kryehet në të njëjtën dite, në një krahë vaksina e Covid-it dhe në një krahë vaksina e gripit”

Vaksina kundër viruseve gripale ashtu si edhe vaksina Anti-Covid ofrohet falas ne 300 qendrat shëndetësore ne vend.  Mjekët  rekomandojnë qe ajo të aplikohet së pari tek të moshuarit, fëmijët dhe të gjithë ata që vuajnë nga sëmundje kronike.

Tv Klan