Vjeshta me çanta të vogla

Vjeshta me çanta të vogla

17:00 23/10/2019

Stilistët propozojnë modelet me motive kafshësh

Për një grua, çanta nuk është thjesht një aksesor. Është praktikisht një zgjatim i vetë asaj. E madhe, e vogël apo shumë e vogël, është pjesa më e rëndësishme në veshjen e një gruaje është detaji që e kompleton, e rafinon, i jep karakter.

Edhe këtë vit, në pasarela dominuan çantat e vogla, të kuruara me kujdes, me qëndisje, gurë, dizajn dhe fantazi të ndryshme.

Motivet e kafshëve, vecanërisht lëkura e pitonit apo krokodilit janë më të preferuarat, jo vetëm sepse japin karakter dominues, por sepse janë të kombinueshme me te gjitha ngjyrat.

Sa u përket ngjyrave stilistët propozojnë të zezën, të bardhën dhe neutralen, ose ngjyra “nude” sic njihet.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi