Tomini: Masat kufizuese do të merren sipas situatës së infektimeve

Shqipëria po përgatitet për të patur një valë të re të përhapjes së Covid-19 me afrimin e stinës së vjeshtës. Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini sqaron se vjeshta karakterizohet nga sëmundje gripale, të cilat shtojnë rrezikun për përhapjen e Sars Covid2.

“Me ardhjen e vjeshtës paraqitet sistemi përballë një vale të dytë të pandemisë në vend, por edhe në Europë”.

Njëkohësisht me përhapjen e sëmundjes dhe rrezikshmërisë që mund të ketë për kapacitetin spitalor, do të merren edhe masat kufizuese.

“Do të jetë hap pas hapi të vlerësueshme. Gjithçka mbetet për t’u vlerësuar sipas momentit të duhur”.

Eugena Tomini tha se po hartohen protokolle të rrepta për sistemin arsimor, të cilat duhet të zbatohen rigorozisht kur të hapen shkollat, ndërsa maska do të jetë detyruese për të gjithë, nxënës e mësues.

Tv Klan