Moti i ftohtë dhe virozat e stinës kanë rritur numrin e pacientëve që kanë probleme me mushkëritë dhe drejtohen për ndihmë të specializuar në Spitalin Universitar Shefqet Ndroqi në kryeqytet.

“Ato lloj virozash acarojnë sëmundjet pulmonare kronike, por dhe shkaktojnë pneumoni. Ne kemi shtim të rasteve në urgjencë, paraqiten shume pacientë, kemi një shtim të rasteve të konsultave që shkojnë mbi 20 në ditë, që kërkojnë mjekim të specializuar”.

Spoku dhe astma mbeten shqetësimet më të shpeshta sa i takon sëmundjeve pulmonare. Astma është më e shprehur tek fëmijët, ndërsa spoku tek duhanpirësit.

“Është një sëmundje që prek kryesisht duhanpirësit. Spok është një sëmundje e të rriturve prek personat mbi 50 vjeç që kanë mbi 15 apo 20 vite që pinë duhan, por nuk përjashtohen as ato që kanë më pak vite”.

Mjekët evidentojnë që pandemia e Covid-19, rriti problematikat tek të sëmurët me probleme pulmonare, ndërsa një numër i vogël i pacientëve që marrin trajtim post Covid kanë ende shqetësime me mushkritë.

Tv Klan