Këtë vit për të qenë në koherencë me modën, jemi të detyruara të nxjerrim në pah anën tonë më të egër. Garderoba jonë për 2018-2019 duhet të ketë të paktën disa veshje të frymëzuara nga xhungla, si tigri, leopardi, xhaguari apo mace me lëkurë të trazuar.

Stilitët propozojnë edhe ngjyrat e ndezura në koleksionet e tyre, dizajnet ekstravagante, teksa kamuflazhi dhe motivet e kafshëve të egra janë trendet më të dukshme të kësaj stine.

Veshjet me ujëra apo njolla ku dominon tigrato, duhet të vishen pa asnjë drojë, pasi historikisht ky luk ka qenë i lidhur me idenë e gruas së fortë dhe të guximshme, madje edhe pak agresive.

Në një lojë ndjellëse që të kujton mbijetësën e xhunglës, ka hapësirë edhe për aksesorë, por me shumë kujdes.

Tv Klan