Vjeshtë me shi, stuhi dhe temperatura të larta



Vjeshtë me shi, stuhi dhe temperatura të larta

15:50 21/09/2019

Sinoptikanët: I ngrohti rikthehet në fund të muajit

Rrebeshe shiu dhe stuhi pritet të sjellë kjo e martë thuajse në të gjithë territorin e vendit.

Por këto kushte të motit nuk do të zgjasin shumë, pasi dielli do të rikthehet sërish, duke e bërë motin të favorshëm edhe për plazh.

Sinoptikanet i cilësojnë këto luhatje të motit jo normale dhe aspak temperatura të stinës.

Shatori, deri në përfundim të tij, do të jetë i ngrohtë dhe me temepratura më të larta se mesatarja shumëvjeçare e tij.

Tv Klan




Të ngjashme