Vjosa Osmani emëron kryetarin e ri të KQZ-së




Vjosa Osmani emëron kryetarin e ri të KQZ-së

16:40 14/06/2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka humbur kohë dhe ka emëruar kryetarin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Mësohet se kreu i ri i KQZ do të jetë  Kreshnik Radoniqi.

 Në një njoftim për mediat, Presidenca teksa sqaron arsyet e largimit nga  detyra të Valdete Dakës, shton se kreu i ri i këtij institucioni “cilësohet si gjyqtar me kredibilitet të lartë profesional dhe paanshmëri në vendimmarrje”.

Emërimi i gjyqtarit z. Kreshnik Radoniqi si kryesues i ri i KQZ do të siguroj që integritet i KQZ nuk dëmtohet më tutje si dhe do të mundësoj mbarëvajtjen e organizimit të zgjedhjeve lokale të bazuar në gjithëpërfshirjen e votuesve në ditën e zgjedhjeve brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës“, shtohet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i pavarur kushtetues, dhe përgjegjësia për ta ruajtur pavarësinë e KQZ-së së pari është përgjegjësi e kryesuesit të Komisionit.

Më herët në njoftimi ne shkarkimit të Dakës, Vjosa Osmani deklaroi se kryetarja e KQZ kishte cenuar besueshmërinë e institucionet me vendimet e saj./tvklan.al





Të ngjashme