Sejdiu: Do bashkëpunojmë në të mirë të Kosovës

Dikur ishte ai president e ajo këshilltare e tij, ndërsa sot, ish-presidenti Fatmir Sejdiu bashkë me dy ish-presidentët e tjerë Behgjet Pacolli e Atifete Jahjaga po takohen me presidenten Vjosa Osmani me iniciativë të kësaj të fundit.

Presidentja Osmani tha ti ketë ftuar ish presidentët për të ndërtuar kulturë të re të respektimit të memories institucionale dhe bashkëpunim në proceset e rëndësishme për Kosovën.

Ish presidenti Sejdiu është zotuar se do të bashkëpunoj në të mirë të proceseve në të cilat po kalon vendi.

Jahjaga ka përmendur sfidat me të cilat ballafaqohen gratë që udhëheqin me vendin.

Ish presidenti Pacolli Osmanin e ka quajtur përfaqësim dinjitoz.

Kosova që nga paslufta e deri më tash ka numëruar 6 presidentë duke filluar me ish presidentin Ibrahim Rugova i cili kishte vdekur nga kanceri në vitin 2005, pastaj Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli , Atifete Jahjaga, Hashim Thaci dhe tani Vjosa Osmani. 

Tv Klan