Avdullah Hoti zgjidhet nënkryetar në vend saj

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani është shkarkuar nga të gjitha detyrat që mbante në LDK.

Me propozim të kryetarit Isa Mustafa, Këshilli i Përgjithshëm të LDK-së votoi online për shkarkimin e saj nga detyra e nënkryetares së kësaj partie dhe e anëtares së kryesisë.

70 anëtarë votuan pro shkarkimit, 16 kundër, 9 ishin abstenim ndërsa 28 nuk morën pjesë në votim.

Në vend të saj u votua Kryeministri Avdullah Hoti. Shkak, sipas Mustafës, janë qëndrimet që ajo ka mbajtur në vazhdimësi kundër partisë së saj, qeverisë së re dhe koalicionit që LDK ka ndërtuar me AAK-në dhe NISMËN.

Në një reagim të saj në rrjetet sociale, Osmani shprehet se u përjashtua pasi u qëndroi parimeve të saj që i mbron prej kohësh.

Osmani thotë se “i mbron ende ndarjen me të korruptuarit, ndryshimin e jo mendësinë e vjetër në pushtet, mospërkrahjen e asnjë tregtari të kufijve e të sovranitetit, barazi për Kosovën nëpërmjet reciprocitetit, dhe e mbajta fjalën”.

Ajo thotë se largua për shkak se është grua, pasi në të kaluarën asnjë nënkryetar i partisë që ka dalë kundër qëndrimeve të LDK-së nuk është përjashtuar.

Osmani, që mbetet ende në detyrën e kryeparlamentares, thotë se do të përballet së shpejti në zgjedhje me ata që e larguan.

Tv Klan