Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet nesër me të gjithë krerët e partive politike në vend.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se takimet me krerët e partive do të bëhen për të gjetur një datë për zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen në muajt në vijim.

Lajmi është konfirmuar dhe këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina, i cili në një reagim për Klan Kosova është shprehur se pas takimeve do të publikohet dhe data.

Nga ana tjetër disa parti kanë prezantuar dhe kandidatët për kryetar komune. E fundit ishte LDK që tregoi emrin e kandidatit që kërkon të zgjidhej i pari i qytetit të Prishtinës./tvklan.al