Vladimir Putin: Vaksina ruse më e besueshme se kallashnikovi



Vladimir Putin: Vaksina ruse më e besueshme se kallashnikovi

12:36 07/05/2021

Presidenti Vladimir Putin i ka cilësuar vaksinën ruse Sputnik V më të besueshme se kallashnikovi. Komentin presidenti rus e bëri gjatë një konference të zhvilluar online së bashku me zëvendëskryeministren Tatyana Golikova dhe pasi Rusia ka vënë në përdorim një tjetër vaksinë tjetër, Sputnik V Light e cila merret përmes një doze.

Krahasimi i Putinit i referohej armës së epokës së Bashkimit Sovjetik që mbetet e njohur dhe e përdorur gjerësisht edhe sot.

Vaksina me një dozë të vetme Sputnik Light demonstroi efikasitet prej 79.4% sipas të dhënave të analizuara të marra nga 28 ditë pasi injeksioni u administrua si pjesë e programit të vaksinimit masiv të Rusisë midis 5 Dhjetorit 2020 dhe 15 Prillit 2021. Autorizimi vjen në mes të një mosmarrëveshje të vazhdueshme ndërkombëtare në lidhje me atë se a duhet hequr dorë nga patentat e vaksinave .

Drejtuesit e fondit rus të investimeve direkte që janë edhe përfaqësuesit tregtare të vaksinave ruse thonë se Sputnik Light do të shitet për 10$ për dozë.

Vaksina Sputnik V punon në një mënyrë të ngjashme me të tjerat të zhvilluara nga Oxford / AstraZeneca dhe Janssen / Johnson & Johnson.  Versioni me dy doza tani është autorizuar në dhjetëra vende të tjera në botë.

Kritikët e administratës Putin ishin skeptikë kur vaksinës iu dha miratimi i shpejtë rregullator në Moskë vitin e kaluar, por provat e fazës së vonë kanë zbuluar se ofron nivele të larta mbrojtjeje kundër Covid-19 .

Klan News










Të ngjashme