Në ditët e fundit të detyrës të saj si ambasadore e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin priti në një takim një përfaqësi të “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, “Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit” dhe shoqërisë civile.

Çështja e Teatrit Kombëtar dhe qëndrimi i tyre për rikonstruksionin e tij ishte një nga temat e diskutimit.

Pas dy orësh bisedime artistët dolën me premtimin se kjo çështje po ndiqet me kujdes nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Tiranë veçanërisht nëse ka shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” i bëri thirrje edhe një herë Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të mos e dekretojë ligjin që i hap rrugë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar për ndërtimin e një të reje.

Tv Klan