Vlashent Sata tregon si u njoh me Dojnën: Më ftoi në emision, ishte njeri i bukur



Vlashent Sata tregon si u njoh me Dojnën: Më ftoi në emision, ishte njeri i bukur

19:07 30/03/2021

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë këngëtari i njohur Vlashent Sata i cili ka prezantuar dhe këngën e tij më të re “Frymë”. Ai ka folur edhe për lidhjen e dashurisë që po përjeton me moderatoren Dojna dhe si u njohën.

Rudina Magjistari: Jeni njohur në një intervistë që Dojna të ka bërë në programin e saj?

Vlashent Sata: Po, unë sa kisha ardhur nga Franca, kisha 10 ditë pushim dhe i kisha e gjitha te ngarkuara, as më shkonte mendja që do njihja një njeri, e aq më pak Dojnën. Takohemi në emision, ajo ishte në ditë pushimi dhe e mërzitur që do dilte për intervistë, unë me timen isha vonë dhe gjatë intervistës ka qenë e gjitha saqë gjithë njerëzit thonë që këta kanë qenë bashkë.

Në fakt Dojna është një person që e bën shumë mirë punën që bën dhe të bën të ndihesh mirë. Nuk e ka pasur vetëm me mua por me shumë njerëz dhe thoja që kjo është e sjellshme me të gjithë, i bën njerëzit që të ndihen rehat, të hapen dhe të marrë informacion, siç e bëjnë të gjithë prezantuesit. Kur e shoh në distancë pastaj, unë shkrihem gjatë intervistës, mendoja një vajzë të bukur, nuk e njihja dhe aty vura re që nuk ishe vetëm inteligjente, por kishte dhe humor. Shkrihesha sepse bënte batuta fantastike, shumë të thjeshta.  

Vlashenti tregon se në emision lindën shkëndijat e para më pas i shkruajti për t’u takuar dhe për ta falenderuar për pozitivitetin që ajo kishte. Pastaj me kalimin e kohës kanë vazhduar të flasin dhe pas disa kohësh ata u lidhën me njëri-tjetrin. Ai tregon se bashkëjtojnë dhe janë gati që të marrin dhe hapa më të rëndësishme për jetën e tyre /tvklan.al










Të ngjashme