Ministria e Financave do t’i japë fund praktikës ku pika doganore të ndryshme, vendosin tarifa të ndryshme për të njëjtat mallra apo kode doganore.

Gjatë një takimi me amtarët e Këshillit të Investimeve, Arben Ahmetaj tha se tashmë vlerësimi doganor për importuesit është bërë online, ku bizneset jo vetëm që nuk duhet të presin, por shmanget dhe korrupsioni. Ai tha se shumë shpejt vlerësimi online do të bëhet edhe për eksportuesit.

Kreu i financave u bëri thirrje sipërmarrësve që të sjellin rekomandimet e tyre për reduktimin e procedurave në institucionet shtetërore, sidomos për ato që përdoren në platformën e lejeve dhe licencave që lëshojnë disa dikastere. Deri tani janë hequr 13 autorizime në tatime, të cilat sipas llogaritjeve të qeverisë kanë shkurtuar 56 vjet pritje për bizneset e qytetarët.

Tv Klan