Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vlerësimit që ka marrë ish-kreu i Këshillit të Emërimit në Drejtësi, Ardian Dvorani. Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se  ky është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi.

Më tej kreu i qeverisë shton se mbi Dvoranin është hedhur baltë, por sipas tij e vërteta vonon por nuk harron.

Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin,është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!

Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”, shkruan Rama.

 Gjatë ditës së sotme sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka vlerësuar luftuesit e korrupsionit në mbarë botën dhe për Shqipërinë është vlerësuar ish-kreu i KED, Ardian Dvorani./tvklan.al