BigSEE Architecture Award 2020 e përfshin në garën për çmimin e madh

Air Albania Stadium po tërheq vëmendjen për arkitekturën e saj. Kjo arenë futbolli është bërë pjesë e vlerësimeve të konkursit ndërkombëtar BigSEE Architecture Award 2020 dhe për më tepër është nominuar edhe si projekti më i mirë (Grand Prix) në kategorinë publike.

Në këtë garë të organizatës jofitimprurëse sllovene Zavod Big përfshihen projekte të aplikuara në vendet e Europës Juglindore, por edhe në vende të tjerë si Italia, Çekia apo Sllovakia. Vlerësimet do të dorëzohen më 16 tetor në Ljubjanë.

Air Albania Stadium është një arenë futbolli që mban në shumë se 22 mijë spektatorë dhe u inagurua me ndeshjen ndërkombëtare mes Shqipërisë dhe Francës 17 nëntorin e kaluar.

Në këtë impiant synohet të organizohet edhe një finale kontinentale për klube.

Tv Klan